Kompania “Marketing & Distribution” sh.p.k. njofton hapjen e konkursit për pozitën e mëposhtme.
- Pre seller – Komercialist
Përgjegjësitë dhe detyrat
Kjo pozitë mban përgjegjësi për realizimin e objektivave të biznesit dhe të shitjes në pikat kyçe të përcaktuara, përmes angazhimeve si më poshtë:
- Hartimi dhe zbatimi i planeve për klientët dhe aktiviteteve promovuese, në bashkëpunim të ngushtë me klientët, ekipin e shitjes dhe departamentet e tjera të kompanisë
- Menaxhimi i portofolit të produkteve, i strategjisë së çmimeve, i pozicionimit në dyqane, i strategjisë së merchandising-ut dhe i shpenzimeve tregtare
- Ndërtimi dhe ruajtja e marrëdhënieve të qëndrueshme me klientët në baza të përditshme
Profili i kërkuar
- Diplomë e shkollës së mesme
- Njohuri në fushën e shitjes dhe të aktiviteteve tregtare
- Shkathtësi të mira në komunikim dhe negocim
- Gatishmëri për udhëtime
- Patentë shoferi
Pozita është e vendosur në Prishtinë.
Puna zhvillohet kryesisht në terren, me kontakte të përditshme me pikat e shitjes së klientëve.
Kandidatët që përzgjidhen për intervistë do të njoftohen jo më herët se dy javë pas mbylljes së konkursit.
Dokumentet e kërkuara
- CV
- Diplomat
- Certifikatat
- Çdo dokument tjetër që kandidati e vlerëson si të rëndësishëm