Përmbledhje
Produktet e kësaj kategorie janë të freskëta.
Sektori i Shitjeve
“KOSMONTE FOODS TIRANA” sh.p.k është kompani lider në treg, me veprimtari në importimin dhe shpërndarjen e produkteve ushqimore në Shqiperi, Kosove, Gjermani dhe Dubai. “Kosmonte Foods Tirana” siguron punësim të rregullt e të qëndrueshëm brenda dhe jashtë vendit, me kontratë afatgjatë, si edhe shpërblime e bonuse të lidhura me performancën dhe rezultatet. Zgjerimi i pandërprerë i kompanisë ka krijuar nevojën për punonjës energjikë që synojnë zhvillimin profesional. Pozicioni për të cilin kërkohet staf është Pre-Seller Key Account.
Përgjegjësitë
Përmbajtja e punës:
- Kryen vizita të rregullta në pikat e shitjes që i janë caktuar.
- Verifikon dhe mbikëqyr produktet e kompanisë në pikat e shitjes.
- Mbledh porositë e pikave të shitjes dhe i përcjell menjëherë në magazinën qendrore.
- Ndjek vazhdimisht gjendjen në pikat e shitjes, duke u kujdesur që produktet të mos mungojnë në asnjë moment.
- Informon për zhvillimet në treg, veçanërisht për produktet e konkurrentëve, dhe përcjell çdo vërejtje apo sugjerim të blerësve.
- Regjistron çdo ditë veprimtarinë në terren, raporton vështirësitë që has dhe sugjeron masa të përshtatshme për raste të veçanta.
- U prezanton produktet e reja të gjithë klientëve që viziton.
- Ndërton dhe mban marrëdhënie me klientët.
- Siguron klientë të rinj dhe zgjeron në mënyrë të vazhdueshme bazën e klientelës.
Kriteret e kualifikimit
Formimi dhe kërkesat
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë.
- Të ketë përvojë të ngjashme në shpërndarje dhe distribucion në tregun shqiptar.
- Të zotërojë leje për drejtimin e automjetit.
Standardet që duhen respektuar:
- Të menaxhojë produktet e kompanisë me korrektësi dhe disiplinë.
- Të komunikojë me aftësi të mira.
- Të zotërojë aftësi të mira në tregtim dhe negocim.
- Të organizojë me efektivitet kohën e punës në terren.
- Të përdorë aftësi të mira organizative për përballimin e situatave të ndryshme në treg.
- Të tregojë përkushtim të plotë gjatë orarit të punës.
- Të veprojë me ndershmëri, integritet dhe korrektësi.
- Të ketë aftësi organizimi dhe të kontribuojë me ide të reja.
- Të harmonizojë veprimtarinë e vet me qëllimet dhe objektivat e kompanisë.
- Të respektojë konfidencialitetin dhe të zbatojë standarde të larta të etikës profesionale.
Dokumentet e kërkuara