A dëshironi të bëheni pjesë e teknologjisë më të avancuar në industrinë e drurit? Di Casa Home hap dyert për praktikantë që duan të aftësohen në operimin e makinave CNC me 5 akse teknologjia e fundit e prodhimit preciz.
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
Gjatë periudhës së praktikës, ju do të mentoroni nga ekspertët tanë për:
- Operimin e makinës CNC Nesting 5-Axes për prerjen dhe shpimin e elementeve të mobilieve.
- Leximin dhe interpretimin e skicave teknike dhe programeve të prodhimit.
- Ekzekutimin e programeve softuerike moderne që kontrollojnë procesin e automatizuar.
- Monitorimin e vazhdueshëm të procesit të punës për të siguruar saktësi maksimale (Zero-Error).
- Mirëmbajtjen e rregullt dhe kalibrimin bazë të veglave të punës në makinë.
KRITERET QË DUHET TË PLOTËSONI
- Interesim i lartë për teknologjinë, makineritë CNC dhe inovacionin në prodhim.
- Aftësi bazike në leximin e vizatimeve teknike (përparësi kanë kandidatët me shkollim teknik).
- Kujdes ekstrem ndaj detajeve dhe përpikëri në matje.
- Vullnet për të mësuar operimin me softuerë të avancuar të prodhimit.
- Seriozitet, disiplinë dhe gatishmëri për punë ekipore.
ÇFARË OFROJMË NE?
- Praktikë me pagesë dhe kushte të shkëlqyera pune.
- Aftësim profesional në një nga makineritë më të sofistikuara në treg (5-Axes).
- Mundësi reale për kontratë të rregullt pune pas periudhës së praktikës.
- Ambient inovativ ku vlerësohet iniciativa dhe dëshira për avancim.