
Departamenti: Human Resources (HR) / Back Office / Retail Recovery / Digital Products – Retail
Vendndodhja: Tirana Bank, Zyrat Qendrore
Lloji i angazhimit: Praktikë Profesionale
Raporton te: Mentori i Programit / Menaxheri i Departamentit
Tirana Bank është banka e parë me kapital tërësisht privat në Shqipëri, e themeluar në vitin 1996 dhe anëtare e Grupit BALFIN. Me një rrjet prej 36 degësh në qytetet kryesore të vendit dhe një prani të gjerë ATM-sh në të gjithë Shqipërinë, Tirana Bank vijon të rritet dhe të zhvillohet, duke ruajtur standarde të larta shërbimi dhe duke qenë ndër pionierët në ofrimin e produkteve dhe shërbimeve inovative bankare.
Në Tirana Bank besojmë se suksesi ndërtohet nga njerëzit tanë. Kultura jonë organizative bazohet në profesionalizëm, bashkëpunim, integritet dhe angazhimin e secilit për të dhënë më të mirën çdo ditë. Ne investojmë vazhdimisht në zhvillimin e talenteve të reja dhe krijimin e mundësive për rritje profesionale brenda organizatës.
Praktikanti do të mbështesë aktivitetet e përditshme të departamentit përkatës, duke fituar eksperiencë praktike në sektorin bankar. Përmes mentorimit, pjesëmarrjes në projekte dhe përfshirjes në proceset operacionale, praktikanti do të zhvillojë njohuri profesionale, aftësi teknike dhe kompetenca ndërpersonale të nevojshme për fillimin e një karriere të suksesshme.
Ditët e Angazhimit: Hënë – Premte
Orari i praktikës do të përcaktohet në dakordësi me menaxherin e departamentit përkatës, në varësi të nevojave të njësisë dhe disponueshmërisë së praktikantit, me një minimum frekuentimi prej 3 orësh në ditë.