Përshkrimi
PR and Communication Senior Manager
Purpose of the position: Kjo pozitë udhëheq agjendën e kompanisë për PR, komunikim dhe përgjegjësi korporative, duke siguruar hartimin, zbatimin dhe mbikëqyrjen efektive të nismave me ndikim shoqëror të mbështetura nga teknologjia, në përputhje me vlerat e One Albania dhe misionin e 4iG Group.
Detyrat
- Harton, zbaton dhe drejton strategjinë e Corporate Responsibility në përputhje me objektivat e biznesit të One Albania dhe vlerat e 4iG Group.
- Krijon dhe realizon fushata të integruara të PR-it dhe komunikimit për të forcuar reputacionin korporativ dhe për të promovuar iniciativa të qëndrueshmërisë dhe ndikimit social.
- Administron marrëdhëniet me mediat, përfshirë përgatitjen e njoftimeve për shtyp, koordinimin e intervistave dhe ndërtimin e lidhjeve me palët kryesore mediatike.
- Përgatit dhe mbikëqyr përmbajtjen e komunikimit të brendshëm dhe të jashtëm, duke garantuar mesazhe të njëtrajtshme në të gjitha kanalet dhe për të gjitha grupet e interesit.
- Përcakton dhe udhëheq prioritetet dhe programet vjetore në fushat e PR dhe komunikimit.
- Udhëheq, koncepton, zbaton dhe mbikëqyr programe grantesh dhe iniciativa bamirësie me ndikim të matshëm dhe të qëndrueshëm.
- Identifikon nevojat sociale dhe zhvillon partneritete me OJQ, institucione dhe komunitete për të ofruar zgjidhje të nxitura nga teknologjia.
- Drejton përpjekjet për mbledhje fondesh, duke përfshirë identifikimin e donatorëve, angazhimin e tyre, përgatitjen e propozimeve dhe organizimin e ngjarjeve për fundraising.
- Zhvillon, kultivon dhe mirëmban partneritete strategjike me donatorë, organizata korporative, OJQ, entitete qeveritare dhe përfaqësues të komunitetit për të siguruar mbështetje të qëndrueshme dhe bashkëpunime me përfitim të ndërsjellë që rrisin ndikimin e programeve dhe reputacionin organizativ.
- Menaxhon buxhetin vjetor të PR dhe komunikimit, operacionet financiare, kontratat dhe burimet, duke siguruar transparencë dhe pajtueshmëri.
- Përgatit, koordinon dhe mbikëqyr raportimin e kompanisë për Sustainability / ESG, duke garantuar saktësi, konsistencë dhe përputhje me standardet e zbatueshme dhe pritjet e palëve të interesit.
- Monitoron dhe vlerëson legjislacionin dhe rregulloret që mund të ndikojnë në Sustainability dhe ESG, njofton menaxhmentin, analizon alternativat dhe rekomandon veprimet përkatëse.
- Siguron përputhshmëri me standardet ligjore, rregullative, kontabël dhe të raportimit që janë në fuqi.
- Përfaqëson One Albania në komunikimin e jashtëm dhe shërben si zëdhënës për misionin dhe aktivitetet e saj.
- Koordinon projektet lokale të mbështetjes me aktivitetet e CSR të kompanisë amë.
- Menaxhon detyrat që lidhen me projektet e CSR në nivel grupi.