Bashkia e Tiranës shpall konkurs për pozitën Polic në Policinë Bashkiake – 31 pozicione
A dëshiron të kontribuosh në sigurinë dhe rendin publik të kryeqytetit? Bashkia e Tiranës po rekruton 31 Policë për Policinë e Bashkisë së Tiranës.
Si Polic Bashkiak do të jesh në vijën e parë të ruajtjes së rendit dhe sigurisë në komunitet: do të kontrollosh zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor, do të bashkëpunosh me Policinë e Shtetit për mbikëqyrjen e sigurisë dhe do të marrësh masa për parandalimin e fatkeqësive natyrore. Do të monitorosh hapësirat publike, do të sigurosh veprimtaritë sportive dhe do të mbështesësh strukturat e bashkisë në strehimin social.
Është një mundësi për të ndërtuar një karrierë të qëndrueshme në shërbim të qytetarëve, ku përkushtimi dhe integriteti vlerësohen çdo ditë.
Përgjegjësitë:
- Merr masa sigurie për zbatimin e planit të emergjencës së bashkisë për parandalimin e fatkeqësive natyrore dhe bashkëpunon me strukturat e mbrojtjes civile
- Kontrollon zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor në territorin e juridiksionit sipas Kodit Rrugor
- Vendos kufizimin e qarkullimit në rrugë jashtë qendrave të banuara për ditët e festave lokale
- Bashkëpunon me Policinë e Shtetit për mbikëqyrjen e sigurisë brenda territorit
- Bashkërendon masat me Policinë e Shtetit për ruajtjen e rendit e qetësisë publike
- Verifikon zbatimin e ligjshmërisë dhe patrullimin periodik për sigurinë në det, plazhe dhe ujërat e brendshme
- Monitoron respektimin e ndarjes së hapësirës së plazhit
- Merr masa sigurie në veprimtaritë sportive dhe ndeshjet e futbollit
- Mbështet strukturat e bashkisë për strehimin social dhe zhvendosjen e individëve ose familjeve
- Merr masa për ruajtjen e objekteve në pronësi të bashkisë
Kërkesat e posaçme për policë:
- Të jetë shtetas shqiptar
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse
- Të ketë përfunduar arsimin e mesëm të lartë
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo kundërvajtjeje penale
- Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga puna që nuk është shuar
- Të mos jetë larguar nga Policia e Shtetit dhe Garda e Republikës për shkak të vlerësimeve kalimtare ose periodike
- Të paraqesë vërtetimin e besueshmërisë
Dokumentacioni i kërkuar:
Kërkesa, jetëshkrimi, fotokopja e kartës së identitetit, fotokopjet e noterizuara të diplomës, 2 foto 4x6 cm, raporti mjekoligjor, çertifikata e gjendjes gjyqësore, vërtetim nga prokuroria, vërtetim nga gjykata, dokumentet për përvojën e punës apo librezën e punës, vlerësimi i fundit i punës (kur vjen nga administrata publike), vërtetim për masa disiplinore, vërtetim nga Policia e Shtetit dhe Garda e Republikës.
Konkurimi zhvillohet në faza: testim me shkrim (kalues 60%, 36 pikë), testim fizik (kalues mbi 60%, 12 pikë) dhe intervistë. Totali i vlerësimit është 100 pikë (60 testimi me shkrim, 20 testimi fizik, 20 intervista). Kandidatët që marrin mbi 60 pikë janë fitues. Afati i ankimit është 5 ditë kalendarike.