Rreth kompanisë
Që prej vitit 2003, Edipack prodhon kuti kartoni dhe materiale ambalazhimi. Kompania është prodhuesi më i madh e më i suksesshëm i paketimit në Shqipëri, me kapacitet të lartë për prodhimin e letrës dhe kartonit, si edhe shpërndan letër ambalazhimi si produkt ndërmjetës për prodhuesit vendas të paketimit.
Detyrat kryesore
- Merr përsipër mjetin lëvizës me të cilin punon dhe kujdeset për ruajtjen e mirëmbajtjen e tij.
- Zbaton planin e punës me përgjegjësi.
- Duhet të njohë saktësisht gjendjen teknike të mjetit.
Kërkesat
- Kërkohen njohuri të mira për drejtimin e pirunit.
- Duhet të ketë përvojë të mëparshme pune.
- Të jetë në gjendje të bashkëpunojë në grup.
- Të komunikojë mirë dhe të veprojë me përgjegjësi gjatë kryerjes së detyrave të ngarkuara.
Adresa: Lagja 15, Rr."Aleksander Goga", Portoromano , Durrës, Shqipëri.