
Si Përgjegjëse Shanku te Energym, do të jesh fytyra që pret anëtarët pas stërvitjes dhe do të kujdesesh që çdo pije dhe shërbim të jetë në nivel. Do të menaxhosh punën e përditshme të shankut, nga përgatitja e pijeve te porositë dhe mbajtja e rendit në hapësirën e punës.
Do të punosh në një mjedis energjik dhe modern, ku ritmi është dinamik dhe kontakti me njerëzit është i vazhdueshëm. Komunikimi i mirë dhe organizimi janë pjesa më e rëndësishme e ditës tënde.
Nëse të pëlqen të punosh me njerëz dhe dëshiron të jesh pjesë e një ekipi që rritet, kjo pozitë në lokacionin e Lakrishtës është mundësia e duhur për ty.