Përshkrimi
PESPA ALUMIN SH.P.K. po e zgjeron stafin dhe po kërkon një Pergjegjese Finance me Eksperience për t’iu bashkuar ekipit profesional.
Kandidatja duhet të ketë të paktën 2-3 vite përvojë dhe interes për një mjedis profesional ku vlerësohen puna dhe angazhimi.
Adresa: Durrës – Perballe Gjykates se Apelit , Shkozet Durres.
Kërkohet banim ne Durres.
Detyrat
- Të regjistrojë dhe verifikojë faturat e blerjeve dhe shitjeve.
- Të monitorojë pagesat dhe arkëtimet me klientët e furnitorët.
- Të kryejë rakordimet e bankave, arkës dhe llogarive financiare.
- Të hartojë dhe kontrollojë dokumentacionin financiar.
- Të përpilojë raporte financiare periodike për menaxhmentin.
- Të arkivojë dhe menaxhojë siç duhet dokumentacionin financiar.
- Të bashkëpunojë me departamentet e tjera për çështje financiare dhe kontabël.
Kualifikimet
- Diplomë në Financë, Kontabilitet ose dege Ekonomike.
- Përvojë profesionale në financë dhe kontabilitet.
- Njohuri të mira të Excel dhe programeve financiare.
- Aftësi të mira në organizim dhe komunikim.
- Përgjegjshmëri dhe saktësi gjatë punës.
- Të paktën 2-3 vite eksperiencë si financier.
Bëhuni pjesë e ekipit tonë!