Përshkrimi
Mbikëqyr: Ekipin operacional gjatë ndërrimit të pasdites
Raporton tek: Menaxheri i Marketit´
Qëllimi i pozicionit
Ky rol ka për synim të garantojë që marketi të funksionojë në mënyrë të organizuar dhe pa ndërprerje gjatë turnit të pasdites, duke koordinuar stafin, duke trajtuar çështjet operative dhe duke siguruar që procedurat e mbylljes të zbatohen saktë.
Detyrat
- Merr përsipër mbarëvajtjen dhe funksionimin e marketit gjatë ndërrimit të pasdites.
- Organizon punën e stafit, i udhëzon punonjësit dhe ndjek zbatimin e detyrave të përditshme.
- Verifikon vendosjen e produkteve, si edhe pastërtinë dhe rregullsinë e hapësirave të marketit.
- Siguron që punonjësit të respektojnë procedurat, standardet dhe rregullat e brendshme gjatë turnit.
- Trajton problematikat operative që shfaqen gjatë ndërrimit dhe ndërmerr veprimet e nevojshme brenda përgjegjësive të rolit.
- Ndihmon në adresimin e kërkesave dhe shqetësimeve të klientëve.
- Kontrollon gjendjen e arkave dhe procesin e mbylljes së tyre sipas rregullave të kompanisë.
- Regjistron dhe raporton çdo mospërputhje ose parregullsi që konstatohet gjatë mbylljes së arkave.
- Është përgjegjës për zbatimin e saktë të procedurave të mbylljes së marketit në fund të turnit.
- Informon Menaxherin e Marketit për ecurinë e ndërrimit, vështirësitë e hasura dhe çështjet që kërkojnë ndjekje të mëtejshme.
- Zbaton udhëzimet e Menaxherit, Administratorit dhe strukturave drejtuese të kompanisë.
- Kryen edhe angazhime të tjera që lidhen me pozitën, në varësi të nevojave operative dhe orientimeve të drejtuesve.
Kualifikimet
- Kërkohet arsim i mesëm, ndërsa arsimi i lartë vlerësohet si përparësi.
- Preferohet përvojë në retail/market, si edhe në koordinimin e stafit.
- Nevojiten aftësi të mira organizimi dhe drejtimi.
- Kërkohet aftësi për të zgjidhur situata problematike dhe për të marrë vendime operative.
- Vlerësohen përgjegjshmëria, korrektësia dhe integriteti.
- Duhet të ketë komunikim të mirë dhe aftësi për bashkëpunim në grup.
Benefitet dhe zhvillimi profesional
Kompania vë në dispozicion një paketë përfitimesh dhe mundësi zhvillimi profesional për punonjësit, në përputhje me politikat e saj të brendshme. Kjo paketë përfshin:
- Sigurim shëndetësor privat, i cili ofrohet pas përfundimit të 6 muajve punë dhe pas një vlerësimi pozitiv të performancës.
- Trajnime profesionale të rregullta, të përshtatura sipas rolit dhe nevojave për zhvillim.
- Big Academy, si mundësi për përfshirje në programe trajnimi të udhëhequra nga ekspertë të brendshëm dhe të jashtëm.
- Mundësi për zhvillim profesional dhe avancim në karrierë brenda kompanisë, duke u bazuar në performancë, kompetenca dhe nevoja organizative.
- Vlerësim periodik të performancës, me fokus në evidentimin e rezultateve dhe identifikimin e hapësirave për përmirësim dhe rritje profesionale.
Përfitimi dhe vazhdimësia e benefiteve zbatohen sipas kritereve dhe politikave të brendshme të kompanisë, të mbështetura në performancë dhe merita.