Agjencia e Rinisë dhe Mirëqenies Sociale shpall vend të lirë pune për Përgjegjës Sektori – Sektori i Mirëqenies Sociale
Karrierë e re te Agjencia e Rinisë dhe Mirëqenies Sociale, Bashkia Tiranë, në rolin e Përgjegjësit të Sektorit të Mirëqenies Sociale, ku do të udhëheqësh programe dhe projekte që përmirësojnë jetën e komunitetit. Roli yt do të ndikojë drejtpërdrejt në mirëqenien e grupeve të ndryshme shoqërore.
Puna jote e përditshme do të përfshijë propozimin dhe zhvillimin e programeve, projekteve dhe fushatave edukuese për mirëqenien sociale, vlerësimin e nevojave të grupeve shoqërore, hartimin e rubrikave edukuese, mbikëqyrjen e specialistëve në varësi dhe evidentimin e problemeve që dalin nga veprimtaria. Do të veprosh në një ambient institucional serioz ku udhëheqja dhe përgjegjshmëria janë thelbësore.
Nëse ke formim në shkencat shoqërore/humane dhe dëshirë të kontribuosh në mirëqenien e komunitetit, kjo është mundësia e duhur për ty.
Detyrimet
- Propozon dhe zhvillon programe, projekte dhe fushata edukuese për mirëqenien sociale, në koordinim me strategjitë dhe planet lokale të veprimit
- Zhvillon instrumenta për të vlerësuar nevojat e grupeve shoqërore dhe grumbullon informacion (të rinj, mosha e tretë etj) për hartimin e programeve
- Harton rubrika me tematika edukuese dhe informuese për platformat e mirëqenies sociale (karta e studentit, aboneja e pensionistit etj)
- Kontrollon punën e përditshme të specialistëve në varësi për plotësimin e detyrave brenda afateve
- Evidenton problemet që dalin nga veprimtaria e përditshme dhe çështjet e ndryshme që ngrihen në drejtori
Kërkesat e përgjithshme:
- Të jenë shtetas shqiptarë
- Të kenë zotësi të plotë për të vepruar
- Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerje krimi
- Të mos jenë marrë ndaj tij masa disiplinore apo larguar për shkak të një shkeljeje të rëndë disiplinore
Kërkesë e posaçme:
- Të ketë diplomën universitare në fushën e shkencave shoqërore/humane
Dokumentacioni:
- Kërkesë për aplikim, jetëshkrim, fotokopje e Kartës së Identitetit, certifikatë e përbërjes familjare, fotokopje e diplomës dhe lista e notave e noterizuar, certifikata kualifikimi (nëse ka), fotokopje e librezës së punës, motivacioni i largimit nga puna e fundit, raport mjeko-ligjor, vërtetim i gjendjes gjyqësore
- Afati i dorëzimit: 04.06.2026
- Konkurimi zhvillohet në dy faza: verifikimi paraprak (05.06.2026) dhe intervista me gojë (08.06.2026, ora 09:30)