Postman hap konkurs për pozitën Përgjegjës i Depos
Ekipa e Postman po rritet dhe të fton të bëhesh pjesë e saj në rolin e Përgjegjësit të Depos në Fushë Kosovë. Këtu do të jesh personi kryesor që mban në rregull çdo proces dhe që siguron funksionimin e qetë të punës në depo.
Në përditshmërinë tënde do të monitorosh e koordinosh punëtorët, do të ndjekësh proceset e punës dhe do të raportosh për çështjet e rëndësishme te menaxheri. Do të jesh ura lidhëse mes ekipit dhe menaxhmentit, duke garantuar organizim e efikasitet në çdo hap.
Nëse je person i përgjegjshëm, i organizuar dhe i gatshëm të udhëheqësh, kjo është mundësia e duhur për të ndërtuar një karrierë të qëndrueshme me ne.
Detyrat
- Monitorimi dhe koordinimi i punëtorëve në depo
- Monitorimi i proceseve të punës dhe kujdesi për mbarëvajtjen e tyre
- Komunikimi dhe koordinimi me punëtorët sipas nevojave të punës
- Zbatimi i detyrave dhe udhëzimeve të përcaktuara nga menaxheri
- Raportimi për çështjet e rëndësishme që lidhen me punën dhe funksionimin e depos
- Kryerja e detyrave të tjera të ndërlidhura me pozitën, sipas nevojës dhe kërkesës së menaxherit
Të dhëna shtesë
- Orari i punës: e paraparë me orar të rregullt 07:00–15:00; duke qenë se depoja funksionon me dy orare, mund të kërkohet komunikim ose koordinim me punëtorët edhe pas përfundimit të orarit të rregullt, sipas nevojës
- Angazhimi fizik: pozita nuk kërkon prezencë të vazhdueshme fizike jashtë depos; në raste të veçanta, vizitat në terren mund të kërkohen
- Kërkojmë person që është: i përgjegjshëm dhe i organizuar; i aftë për të koordinuar dhe monitoruar një ekip; komunikues dhe korrekt në punë; i gatshëm për të marrë përgjegjësi dhe për të zgjidhur situata operative; me aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në koordinim me menaxhmentin