Decathlon është një kompani franceze e krijuar në vitin 1976 dhe sot njihet si një lider global në fushën e produkteve dhe pajisjeve sportive. Ajo operon në më shumë se 80 shtete, me mbi 1,800 dyqane dhe më shumë se 100,000 punonjës në nivel botëror. Kompania ofron produkte dhe shërbime për mbi 70 sporte, me synimin që sporti të jetë i qasshëm për të gjithë, nga fillestarët deri te atletët profesionistë. Decathlon dallohet për inovacion, cilësi, çmime të arsyeshme dhe përkushtim të lartë ndaj klientit.
Decathlon tashmë operon edhe në Kosovë, përmes dyqanit në Prishtina Mall, dhe është duke e zgjeruar ekipin me persona energjikë, të përkushtuar dhe me interes të madh për sportin.
PËRFAQËSUES/E I/E SHITJES
Lokacioni: Prishtina Mall
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
- Mbikëqyrja e përditshme e aktiviteteve të shitjes në sektorin përkatës.
- Ofrimi i shërbimit profesional dhe dhënia e këshillave për klientët.
- Angazhim aktiv për përmbushjen e objektivave të shitjes dhe të performancës.
- Krijimi i një përvoje pozitive dhe të përshtatur për secilin klient.
- Zbatimi i standardeve dhe vlerave të Decathlon në çdo kontakt me klientët.
KUALIFIKIMET
- Përvojë në shitje ose retail konsiderohet përparësi.
- Shkathtësi të mira në organizim dhe bashkëpunim në ekip.
- Interes i theksuar për sportin dhe për punën me njerëz.
- Aftësi shumë të mira në komunikim.
VLERAT QË KËRKOJMË TE KANDIDATËT
- Vitaliteti - Qasje pozitive, energji dhe aktivitet në punë. Gatishmëri për të marrë iniciativa, për t'u përshtatur dhe për të përballuar ndryshimet pa hezitim.
- Bujaria - Punë me përkushtim, mbështetje për ekipin, ndarje e njohurive dhe kujdes për veten dhe të tjerët.
- Përgjegjësia - Marrje e përgjegjësisë për veprimet personale, mbajtje e premtimeve dhe korrigjim i shpejtë i gabimeve.
- Autenticiteti - Të jesh vetvetja, të veprosh me sinqeritet, drejtësi dhe kujdes ndaj njerëzve dhe mjedisit.
ÇFARË OFROJMË NE
- Një mjedis pune dinamik, ndërkombëtar dhe gjithëpërfshirës, ku iniciativa dhe energjia çmohen çdo ditë.
- Sigurim shëndetësor.
- Mundësi konkrete për zhvillim profesional dhe ndërtim të një karriere afatgjatë mbi bazën e performancës dhe meritës.
- Trajnime të strukturuara dhe të vazhdueshme sipas standardeve globale të Decathlon, që ndihmojnë zhvillimin personal dhe profesional.
- Një kulturë pune e mbështetur në besim, autonomi, përgjegjësi dhe bashkëpunim në ekip, ku secili ka zërin dhe ndikimin e vet.
- Përfshirje në një kompani që e ka sportin në qendër të kulturës së saj, promovon stil jetese aktiv dhe vepron me përgjegjësi ndaj njerëzve dhe mjedisit.