Përfaqësues/e i/e Shitjes - 5 pozita
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Realizon planin e shitjes sipas objektivave të përcaktuara.
- Para daljes në terren, bën përgatitjet e nevojshme, vendos qëllime SMART për çdo vizitë dhe përcakton prioritetet gjatë vizitave.
- Mban shënime për praninë e produkteve që ka nën përgjegjësi në pikat e shitjes të vizituara gjatë javës.
- Monitoron konkurrencën, çmimet, aktivitetet promocionale dhe rastet e konkurrencës jo-lojale, duke e njoftuar mbikëqyrësin.
- Këshillohet me mbikëqyrësin për çështjet apo problemet e mundshme dhe raporton për ditën paraprake.
Kualifikimet e kërkuara
- Kandidatët duhet të kenë të përfunduar së paku shkollën e mesme, ndërsa diploma universitare konsiderohet përparësi.
- Kërkohet patentë shoferi e Kategorisë B.
- Nevojiten aftësi shumë të mira në komunikim dhe prezantim.
- Kërkohen shkathtësi të mira në planifikim dhe organizim të punës.
- Kandidati duhet të ketë aftësi të mira për menaxhimin e kohës.
- Kërkohet aftësi për të menaxhuar punën nën presion.
Ne ofrojmë
- Kontratë të rregullt pune.
- Pagë 800 euro Bruto, me mundësi ndryshimi në të ardhmen.
- Sigurim shëndetësor nga korporata.
- Orari i punës është Hënë-Premte 7:30-15:30.
- Trajnime profesionale.
Kandidatët që i përmbushin kriteret e lartpërmendura do të ftohen në fazat e ardhshme të rekrutimit.
Konkursi mbetet i hapur nga data 21 Gusht 2026 deri më 06 Shtator 2026.