Përfaqësues/e i/e Produkteve Mjekësore
Solution D Medical merret me distribuimin e produkteve mjekësore të avancuara në Kosovë dhe bashkëpunon me marka ndërkombëtare të njohura, përfshirë Terumo Corporation.
Kompania është në kërkim të një personi të motivuar, të komunikueshëm, këmbëngulës dhe me ndjenjë përgjegjësie për pozitën Përfaqësues/e i/e Produkteve Mjekësore.
Kërkohet një kandidat që synon angazhim afatgjatë, di të krijojë raporte profesionale me klientët dhe e sheh këtë rol si mundësi për rritje të vazhdueshme në karrierë.
Kjo pozitë ndërthur punën në terren me prezantimin e produkteve, komunikimin me profesionistë të shëndetësisë dhe zhvillimin e shitjeve. Përvoja në fushën mjekësore konsiderohet përparësi, por nuk është e detyrueshme. Inkurajohen të aplikojnë edhe kandidatë që kanë përvojë në fusha të tjera të shitjes dhe të marrëdhënieve me klientë.
Përgjegjësitë kryesore
- Të prezantojë dhe të promovojë produktet e kompanisë.
- Të zhvillojë vizita të rregullta dhe komunikim të vazhdueshëm me klientët.
- Të krijojë dhe të ruajë marrëdhënie profesionale afatgjata.
- Të identifikojë klientë të rinj dhe mundësi të reja për shitje.
- Të hartojë dhe të ndjekë ofertat.
- Të bashkëpunojë me ekipin për porositë, stokun dhe furnizimin.
- Të organizojë dhe të marrë pjesë në prezantime, trajnime dhe aktivitete profesionale.
- Të përcjellë tregun, çmimet dhe aktivitetin e konkurrencës.
- Të raportojë rregullisht mbi vizitat, aktivitetet dhe rezultatet e arritura.
Profili që kërkojmë
- Të ketë aftësi të mira në komunikim dhe prezantim.
- Të tregojë këmbëngulje dhe aftësi për të ndërtuar besim.
- Të qaset ndaj punës me profesionalizëm, etikë dhe përgjegjësi.
- Të posedojë aftësi organizative dhe vullnet për të mësuar.
- Të ketë përvojë në shitje, marrëdhënie me klientë ose zhvillim biznesi.
- Të jetë i gatshëm për punë në terren dhe për vizita të rregullta te klientët.
- Të posedojë patentë shoferi, që është kriter i domosdoshëm.
- Të ketë njohuri të domosdoshme të gjuhës angleze.
Përvoja ose arsimimi në fushën mjekësore, farmaceutike apo teknike vlerësohet si avantazh, por nuk kërkohet patjetër. Theksi vihet më shumë te karakteri, komunikimi, përgjegjësia, etika profesionale dhe dëshira për të ndërtuar një karrierë afatgjatë.
Çka ofrojmë
- Angazhim të qëndrueshëm dhe mundësi për bashkëpunim afatgjatë.
- Trajnim dhe përkrahje për njohjen e produkteve.
- Punë me produkte mjekësore dhe marka ndërkombëtare.
- Bashkëpunim të drejtpërdrejtë me klientë dhe profesionistë shëndetësorë.
- Mundësi konkrete për zhvillim profesional dhe avancim.
- Ambient pune profesional, dinamik dhe bashkëpunues.
Detajet e konkursit
Lokacioni: Prishtinë
Data e fundit për aplikim: 11 Shtator 2026 ora 23:59