Përshkrimi
Qëllimi i rolit: Kjo pozitë synon shitjen dhe promovimin e produkteve dhe shërbimeve të kompanisë në përputhje me udhëzimet dhe politikat e saj, me qëllim realizimin e objektivave të shitjes të përcaktuara nga kompania.
Detyrat
Arritja e rezultateve:
- Të përmbushen objektivat sasiore dhe cilësore të vendosura nga kompania.
Kënaqësia e klientit:
- Të forcohet besnikëria e klientëve përmes një përvoje të shkëlqyer shërbimi.
- Të prezantohen dhe promovohen produktet dhe shërbimet e Vodafone sipas prioriteteve komerciale.
- Të merret përgjegjësi për përmirësimin e përvojës së klientit me kompaninë, përfshirë ndjekjen e ankesave.
- Të zbatohen procedurat dhe politikat e kompanisë në mënyrë të saktë.
Administrimi:
- Të sigurohet ruajtja dhe arkivimi korrekt i dokumenteve dhe formularëve.
- Të raportohet për çdo mosfunksionim të operacioneve në dyqane.
Kualifikimet
Kompetencat, njohuritë dhe përvoja bazë:
- Arsimim / përvojë.
- Preferohet diplomë universitare në biznes.
- Kërkohet përvojë në shitje.
Njohuri specifike:
- Aftësi shumë të mira komunikimi.
- Aftësi për të shpjeguar informacionin në mënyrë të qartë dhe me konfidencialitet.
- Aftësi për të punuar sipas objektivave të vendosura.
- Orientim i dëshmuar drejt klientit dhe ofrim i shërbimit cilësor ndaj tij.
- Aftësi për të bashkëpunuar dhe për të funksionuar mirë në grup.
- Njohuri të mira të gjuhës shqipe; anglishtja përbën përparësi.
- Kuptim dhe përdorim i mirë i teknologjive të reja dhe i trendeve aktuale.
- Njohuri të mira në programet e Microsoft Office.
Kuptimi i biznesit:
- Njohje e mirë e zonës përkatëse.
- Kuptim i biznesit të telekomunikacionit.
- Njohje e tregut të telekomunikacionit dhe e aplikimeve të tij.