Përshkrimi
Qëllimi i rolit: Ky pozicion synon shitjen dhe promovimin e produkteve dhe shërbimeve të kompanisë në përputhje me udhëzimet dhe politikat e saj, me qëllim realizimin e objektivave të shitjes të vendosura nga kompania.
Detyrat
Arritja e rezultateve:
- Të përmbushen objektivat sasiore dhe cilësore të përcaktuara nga kompania.
Kënaqësia e klientit:
- Të forcohet besnikëria e klientëve përmes një përvoje të shkëlqyer në shërbim.
- Të prezantohen dhe promovohen produktet dhe shërbimet e Vodafone sipas prioriteteve tregtare.
- Të merret përgjegjësi për përmirësimin e përvojës së klientit me kompaninë, përfshirë ndjekjen e ankesave.
- Të zbatohen në mënyrë të saktë procedurat dhe politikat e kompanisë.
Administrata:
- Të sigurohet arkivimi i rregullt dhe i saktë i dokumenteve dhe formularëve.
- Të raportohet çdo mosfunksionim në operacionet e dyqaneve.
Kualifikimet
Kompetencat bazë, njohuritë dhe përvoja:
- Arsimim / përvojë përkatëse.
- Preferohet diplomë universitare në fushën e biznesit.
- Kërkohet përvojë në shitje.
Njohuri specifike:
- Aftësi shumë të mira komunikimi.
- Aftësi për të shpjeguar informacionin në mënyrë të qartë dhe me konfidencialitet.
- Aftësi për të punuar sipas objektivave të vendosura.
- Qasje e orientuar nga klienti dhe ofrim i një shërbimi cilësor.
- Aftësi për të bashkëpunuar dhe funksionuar mirë në grup.
- Njohuri të mira të gjuhës shqipe; anglishtja përbën përparësi.
- Kuptim dhe përdorim i mirë i teknologjive të reja dhe trendeve.
- Njohuri të mira në programet e Microsoft Office.
Kuptimi i biznesit:
- Kuptim i mirë i zonës përkatëse.
- Njohuri mbi biznesin e telekomunikacionit.
- Kuptim të tregut të telekomunikacionit dhe të aplikimeve të tij.