Rreth pozicionit
Një fabrikë për përpunimin e ullinjve po kërkon një Operator/Menaxher për fabrikën e vajit të ullirit.
Vendndodhja: sarande
Pozicioni: Operator/Menaxher i Linjës së Prodhimit të Vajit të Ullirit
Makineri: Pieralisi
Kërkohet një operator i përgjegjshëm, me përvojë në drejtimin dhe mbikëqyrjen e linjës së prodhimit të vajit të ullirit.
Kualifikimet
- Përvoja e mëparshme në fabrikë ose në linjë të përpunimit të vajit të ullirit konsiderohet avantazh.
- Përvoja me makineritë Pieralisi përbën një avantazh të madh.
- Njohuri për procesin e përpunimit dhe nxjerrjes së vajit të ullirit.
- Aftësi për mbikëqyrjen dhe rregullimin e parametrave të linjës.
- Njohuri bazë në mekanikë dhe teknikë.
- Aftësi për të dalluar dhe zgjidhur problematikat gjatë prodhimit.
- Përgjegjësi për mirëmbajtjen dhe pastrimin e pajisjeve.
- Gatishmëri për orare të zgjatura pune gjatë sezonit të ullirit.
- Përvojë në role të ngjashme.
Do të konsiderohet vlerë shtesë:
- Përvojë mekanike/elektrike në fabrika moderne të përpunimit të ullirit.
Çfarë ofrohet:
- Pagë konkurruese, sipas eksperiencës.
- Bonus performance/sezonal bazuar në rezultate.
- Akomodim.
- Kontratë pune dhe kushte të rregullta.
- Mundësi për angazhim afatgjatë.
Kërkohet një person i aftë të marrë përsipër përgjegjësinë e linjës së prodhimit dhe ta administrojë me profesionalizëm gjatë gjithë sezonit.