Konkurs pune – Operator/e në Gjuhën Shqipe
Ekipi është në proces zgjerimi dhe po kërkon një Operator/e në Gjuhën Shqipe. Kjo mundësi u përshtatet personave komunikues, energjikë dhe të interesuar për punë me klientë.
Çfarë ofrohet:
- Pagë fikse, e shoqëruar me bonuse motivuese që varen nga performanca.
- Orar prej 7 orësh në ditë.
- Trajnim profesional, si edhe mbështetje të vazhdueshme.
- Mjedis pune modern dhe miqësor.
- Mundësi për zhvillim profesional dhe avancim në karrierë.
Kërkesat
- Aftësi të mira komunikimi në gjuhën shqipe.
- Përgjegjshmëri dhe korrektësi gjatë punës.
- Njohuri themelore për përdorimin e kompjuterit.
- Përvoja në shitje ose në call center konsiderohet përparësi, por nuk kërkohet patjetër.
Pozita ndodhet në Prishtine.
Bashkohuni me ekipin dhe zhvilloni karrierën tuaj me ne!