Përshkrimi
DentaDent po zgjerojnë ekipin me një Operator/e në Gjuhën Italiane, i/e cili/a do të merret me komunikimin dhe mbështetjen e pacientëve ndërkombëtarë që interesohen për shërbimet e turizmit dentar.
Detyrat
Përgjegjësitë kryesore
- Të zhvillojë komunikim profesional me pacientë ndërkombëtarë në gjuhën italiane.
- T’u japë pacientëve informacion dhe udhëzim lidhur me shërbimet dentare.
- Të ndjekë kërkesat e pacientëve dhe vijimësinë e komunikimit me ta.
- Të bashkëpunojë me ekipin për organizimin e pacientëve dhe sigurimin e një shërbimi me cilësi të lartë.
Kualifikimet
Kërkesat për pozitën
- Njohje shumë e mirë e gjuhës italiane, në nivelin C1–C2.
- Shkathtësi shumë të mira në komunikim dhe prezantim.
- Përgjegjësi, korrektësi dhe aftësi për punë në ekip.
- Përvoja në customer care, call center, shitje ose turizëm dentar konsiderohet përparësi.
Çfarë ofrohet
- Orari i punës është E Hënë – E Premte, 11:00–19:00.
- Fundjava është pushim.
- Ofron trajnim dhe përkrahje nga ekipi.
- Mjedis pune profesional dhe dinamik.
- Mundësi për ngritje profesionale.
- Bonuse sipas performancës.