Përshkrimi
Po kërkohen persona të përkushtuar dhe të saktë për rolin e Operator/e Finance.
Detyrat
Përgjegjësitë kryesore:
- Evidentimi dhe trajtimi i dokumenteve financiare.
- Futja dhe verifikimi i faturave të blerjes dhe të shitjes.
- Kryerja e rakordimeve dhe administrimi i dokumentacionit përkatës.
- Bashkërendimi i punës me sektorin e financës dhe me njësitë e tjera të kompanisë.
Kualifikimet
Kriteret:
- Diplomë ose formim në Financë, Kontabilitet, Ekonomi apo fusha të përafërta.
- Njohje të mira të paketës Microsoft Office, veçanërisht Excel.
- Përpikëri, ndjenjë përgjegjësie dhe aftësi të mira në organizim.
- Përvoja në një funksion të ngjashëm konsiderohet përparësi.
Dokumentet e kërkuara
Vendi i punës: Tiranë
AUTOPASION ofron mundësi për angazhim dhe zhvillim profesional në një kompani dinamike të industrisë automotive.