
Spitali Hygeia po të kërkon ty për pozitën Operator/e në Call Center-in e Turizmit Dentar, pranë klinikës Hygeiadent. Këtu do të jesh zëri i parë që kontakton pacientët ndërkombëtarë dhe që u ofron atyre informacion e mbështetje me profesionalizëm.
Në përditshmërinë tënde do të komunikosh me pacientë vendas e të huaj, do t'u përgjigjesh pyetjeve dhe do të koordinosh takimet për shërbimet dentare. Do të punosh në një ambient dinamik, ku njohja e gjuhëve të huaja dhe komunikimi i mirë janë çelësi i suksesit.
Nëse ke eksperiencë në këtë fushë dhe zotëron shumë mirë italishten ose anglishten, kjo pozitë me pagë të kënaqshme është krijuar pikërisht për ty.