
Spitali Hygeia po të kërkon ty për pozitën Operator/e në Call Center-in e Kirurgjisë Plastike. Këtu do të jesh pika e parë e kontaktit për pacientët, personi që u ofron informacion dhe i shoqëron ata në rrugëtimin e tyre me profesionalizëm e kujdes.
Në përditshmërinë tënde do të komunikosh me pacientë vendas e ndërkombëtarë, do t'u përgjigjesh pyetjeve dhe do të koordinosh takimet për shërbimet e kirurgjisë plastike. Do të punosh në një ambient serioz e dinamik, ku njohja e gjuhëve të huaja dhe komunikimi i mirë janë çelësi i suksesit.
Nëse ke eksperiencë në këtë fushë dhe zotëron shumë mirë italishten ose anglishten, kjo pozitë me pagë të kënaqshme është krijuar pikërisht për ty.