Buzi Store në kuadër të zgjerimit të stafit, po kërkon Operator të Shitjes Online (punë nga zyra) të aftë dhe me përvojë me kohë të plotë për t'u bashkuar me ekipin tonë dinamik. Kandidatët idealë duhet të kenë aftësi të forta në komunikim dhe organizim, si dhe të jenë të orientuar drejt ofrimit të shërbimit të shkëlqyer ndaj klientit.
Përgjegjësitë:
- Menaxhon komunikimin me klientët përmes telefonit, SMS-it dhe aplikacioneve si WhatsApp apo rrjeteve sociale.
- Regjistron dhe ndjek porositë në sistemin ERP të kompanisë.
- Siguron një përvojë të shkëlqyer për klientin përmes përgjigjeve të shpejta dhe efikase.
- Analizon feedback-un e klientëve dhe propozon përmirësime në shërbime.
- Monitoron proceset e shitjes dhe përgatit raporte periodike.
- Bashkëpunon ngushtë me Sektorin e Logjistikës dhe Kujdesit ndaj Klientit për përpunimin dhe dërgimin e porosive.
Kualifikimet dhe Kriteret:
- Diplomë universitare në Menaxhim Biznesi, Marketing, Shitje ose fushë të ngjashme (përbën përparësi).
- Përvojë pune në shitje online ose pozicione të ngjashme.
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe organizimi.
- Aftësi të forta planifikimi dhe menaxhimi të kohës.
- Njohuri të mira të paketës Microsoft Office dhe programeve të menaxhimit të shitjeve.
- Fleksibilitet për punë me turne rotative, përfshirë fundjavat kur është e nevojshme.