Përshkrimi
ANMETAL Shpk është një kompani ndër më të njohurat në Shqipëri dhe në Ballkan në sektorin e sigurisë rrugore, me mbi 20 vite përvojë në tregun e metaleve.
Kompania ka hapur një vend pune për pozicionin Operator Makinerie.
Detyrat
- Të realizojë detyrat e caktuara nga punëdhënësi pas përfundimit të trajnimit.
- Të përmbushë normën ditore të punës sipas përgatitjes së marrë dhe standardeve të kërkuara.
- Të respektojë me korrektësi orarin e përcaktuar nga kompania.
- Të tregojë etikë në komunikimin me kolegët dhe me eprorët.
- Të kujdeset për pastërtinë e hapësirës së punës dhe të organizojë procesin e prodhimit në mënyrë që të mos pengohet vijueshmëria e tij.
Kualifikimet
- Përvoja në këtë lloj pune është përparësi, por nuk është e detyrueshme.
- Roli përfshin trajnim për përdorimin e makinerive të ndryshme, sipas pozicionit të përcaktuar nga eprori, në varësi të nevojave të repartit mekanik të prodhimit, për prodhimin e elementeve përbërëse të sistemeve të barrierave të sigurisë rrugore, si trnaxha, pjega dhe punsonatrice.
- Pajisjet janë të thjeshta për t’u mësuar dhe për t’u përdorur.
Kushtet e punës
- Paga NETO: Me marrëveshje.
- Sigurimet ofrohen të paguara.
- Transporti mbulohet ose paguhet nga kompania.
Orari i punës është nga e hëna deri të premten, 07.30 - 16.00.
Të shtunën, puna zhvillohet nga 07.30 deri në 14.00.
Punësimi: I menjëhershëm.