Përshkrimi
Pranë Agro Blend Group është i hapur pozicioni Operator Makinerie.
Përgjegjësitë
- Vënia në funksionim dhe mbikëqyrja e makinerive që përdoren për prodhimin e pastave.
- Zbatimi i kërkesave për cilësinë dhe sigurinë në vendin e punës.
- Njoftimi i përgjegjësit të turnit për defektet teknike të konstatuara.
- Kryerja e mirëmbajtjes bazë të pajisjeve gjatë punës.
Kërkesat për kandidatin
- Të ketë përfunduar arsimin e mesëm, mundësisht në drejtim teknik.
- Përvoja e mëparshme në një fabrikë prodhimi vlerësohet si përparësi.
- Të jetë i aftë të bashkëpunojë në ekip.
- Të jetë i disponueshëm për të punuar me 3 turne.
- Të tregojë përgjegjshmëri dhe korrektësi në punë.
Përfitimet e ofruara:
- Punësim me kontratë të rregullt.
- Mundësi trajnimi në vendin e punës.
- Mjedis pune me qëndrueshmëri dhe perspektivë afatgjatë.
Vendi i punës: AgroBlend Group, Vore
Organizimi i orarit: Puna zhvillohet me 3 turne.
Dokumentet e kërkuara