Ministria e Mbrojtjes shpall vend të lirë pune për Operator i Presës për prerje dhe formim
Ministria e Mbrojtjes të fton të bëhesh pjesë e ekipit të saj në rolin e Operatorit të Presës për prerje dhe formim, në kuadër të realizimit të një projekti të rëndësishëm. Në këtë pozitë do të punosh me makineri të specializuara, duke kontribuar drejtpërdrejt në procese teknike me standarde të larta cilësie.
Puna jote do të përqendrohet në operimin e presës për prerjen dhe formimin e bërthamave, ku saktësia dhe vëmendja ndaj detajeve janë thelbësore. Do të kryesh kontrolle të rregullta për të garantuar që çdo produkt përmbush kriteret e vendosura të kualitetit.
Kjo është një mundësi për të zhvilluar përvojën tënde profesionale në fushën e mekanikës dhe prodhimit, brenda një institucioni publik serioz. Angazhimi është për një periudhë 3-vjeçare, me trajnim paraprak që zhvillohet në Turqi.
Aktivitetet
- Operon presën sipas PSO-së për prerjen dhe formimin e bërthamave nga teli i plumbit
- Verifikon peshën dhe dimensionet e bërthamave sipas kritereve të Kontrollit të Kualitetit nëpërmjet kampionimit periodik
- Kryen kontrolle vizuale për identifikimin e deformimeve ose defekteve
- Raporton menjëherë devijime të konsiderueshme te Inxhinieri i Kontrollit të Kualitetit
Sqarime të tjera
- Grupi: Grupi i administrimit të përgjithshëm - Arsim i Mesëm
- Arsyeja e rekrutimit: Për realizimin e një projekti
- Koeficienti/Paga: 1020 €
- Nr. i kërkuar: 1
- Kohëzgjatja e emërimit: 3 vjet
- Departamenti: Drejtoria e Mbështetjes
- Nr. i Referencës: RN00020301 / Kodi: RPC0013840
- Kërkohet arsim i mesëm i paspecifikuar; grupi i administrimit të përgjithshëm
- Njohuri në mjetet matëse, leximin e vizatimeve teknike dhe proceset e inspektimit vizual e dimensional
- Preferohet përvojë pune në mekanikën e përgjithshme (operator prodhimi, mekanik makinash, metalpunues, saldator)
- Kontrata hyn në fuqi vetëm pas përfundimit me sukses të trajnimit, i cili zhvillohet në Turqi
- Vlerësimi: Intervista – maksimumi 100 pikë
- Rezultatet paraprake shpallen deri më 14/09/2026