Operations & Customer Experience Coordinator
iClear Group po zgjerohet dhe kërkon një Operations & Customer Experience Coordinator për t’iu bashkuar ekipit tonë!
Ky është një rol dinamik, me shumë përgjegjësi dhe shumë komunikim, ku do të jesh njëkohësisht zëri i iClear për klinikat partnere dhe personi që siguron që porositë lëvizin pa probleme nga laboratori deri te klienti.
Nëse je super komunikues/e, customer-focused, i/e organizuar dhe di të drejtosh njerëz e procese, ky rol është për ty!
Pergjegjesite kryesore:
- Ndërtimi dhe mbajtja e marrëdhënieve të shkëlqyera me klinikat dhe dentistët partnerë, duke qenë pika kryesore e kontaktit.
- Komunikimi në mënyrë të vazhdueshme, të qartë dhe profesionale me klientët dhe mbajtja e tyre të informuar për statusin e rasteve të tyre.
- Sigurimi që çdo komunikim të ketë një customer-first mindset dhe që problematikat të zgjidhen ne kohe dhe me profesionalizëm.
- Drejtimi dhe organizimi i ekipit te korrierëve, duke planifikuar shpërndarjet dhe duke siguruar që porositë e dala nga laboratori të dorëzohen në kohë dhe me saktësi.
- Ndjekja çdo rast nga Scanning → Blueprint → Production → Delivery, duke u siguruar që asnjë hap të mos ngelet pas.
- Koordinimi çdo ditë me Operations, Blueprint, Warehouse & Finance.
- Identifikimi i vonesave dhe problematikave në kohë dhe marrja e iniciativave për zgjidhjen e tyre.
- Mbajtja sakte dhe ne menyre të përditësuar i të dhënave te rasteve në sistem/CRM.
✨ Kë kërkojmë?
Dikë që:
- Ka 2–3 vite eksperiencë në Customer Service, Operations, Logistics, Case Management ose role të ngjashme.
- Është komunikues/e shumë i/e mirë dhe ndihet komod në komunikimin e përditshëm me klientë.
- Ka një customer-first mindset dhe e kupton që një klient i kënaqur është pjesë e suksesit të kompanisë.
- Ka eksperiencë në koordinimin ose drejtimin e një ekipi, veçanërisht në logjistikë/delivery.
- Është shumë i/e organizuar, i/e shpejtë dhe i/e aftë të menaxhojë disa prioritete njëkohësisht.
- Di të menaxhojë situata të vështira me qetësi, empati dhe profesionalizëm.
- Ka njohuri të mira të Microsoft Office dhe CRM.
- Flet shumë mirë shqip dhe anglisht.
- Eksperienca në sektorin dentar/shëndetësor është një plus.
🌟 Pse iClear?
Sepse ky nuk është thjesht një rol koordinimi.
Do të jesh lidhja mes klientit, laboratorit dhe logjistikës dhe do të kesh ndikim të drejtpërdrejtë në eksperiencën që klinikat partnere kanë me iClear.
Nëse të pëlqen komunikimi me njerëzit, të motivon të zgjidhësh probleme dhe di të bësh një ekip të funksionojë siç duhet — duam të të takojmë!