Përshkrimi
Fondi BESA sh.a, institucion financiar jobankar, ka hapur një vend pune për pozitën Oficer Kredie në Tepelenë.
Kualifikimet
Kushtet kryesore për kandidatët në këtë rol janë:
- Të kenë përfunduar arsimin e lartë, me përparësi për kandidatët e Fakultetit Ekonomik.
- Përvoja e punës në fusha të ngjashme vlerësohet si avantazh; për kandidatët që kanë përvojë në këtë sektor, paga mund të diskutohet.
- Të kenë, nëse është e mundur, leje drejtimi për automjet.
- Të mos kenë ndërprerë më parë marrëdhënie pune për arsye disiplinore.
Dokumentet e kërkuara
- Kërkesë për punësim
- Curriculum Vita