Përshkrimi
Kompania ALGRAFIKA sh.p.k, e krijuar në vitin 1999, renditet ndër subjektet kryesore në tregun shqiptar për shitjen e artikujve të letrës dhe kartonit. Duke u mbështetur në një eksperiencë të gjatë dhe në standarde të larta shërbimi, ajo ka krijuar një emër të qëndrueshëm në treg. Që nga viti 2015, ALGRAFIKA e ka shtrirë me sukses veprimtarinë edhe në tregjet rajonale, me prani në Kosovë, Greqi, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.
Në kuadër të zgjerimit të aktivitetit, kompania po kërkon kandidatë energjikë, me kualifikim dhe përvojë, për rolin Ndihmese Ekonomiste.
Detyrat
- Të evidentojë me përpikëri gjithë dokumentacionin që lidhet me proceset e blerjes, shitjes, si edhe me veprimet e arkës dhe bankës.
- Të sistemojë dhe ruajë dokumentacionin duke zbatuar rregullat e administrimit të tij.
- Të përgatisë faturat e shitjes dhe dokumentet e brendshme shoqëruese, në përputhje me përgjegjësitë e pozicionit.
- Të realizojë të gjitha veprimet e arkës, përfshirë hyrje-daljet, sipas procedurave të përcaktuara nga kompania.
- Të përmbushë edhe detyra të tjera të veçanta të caktuara nga eprori dhe të raportojë brenda afateve të vendosura për realizimin e tyre.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar studimet e larta në Ekonomik.
- Njohja e programit financiar FINANCA 5 konsiderohet përparësi.
- Të zotërojë shumë mirë paketën Windows Office Package, përfshirë Word, Excel dhe Power Point.
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi, të jetë fleksibël dhe i/e gatshme të paraqesë ide krijuese dhe inovative.
- Të ketë njohuri të mira të Gjuhës Angleze.
- Të disponojë aftësi shumë të mira analitike.
- Të jetë i/e aftë të punojë në grup, me integritet dhe me qasje dinamike.
Dokumentet e kërkuara