Përshkrimi
Met Engineering, pjesë e grupit të shoqërive AGIKONS, kërkon të shtojë në ekip një Ndihmës Saldatori të përgjegjshëm dhe të angazhuar. Kandidati i përshtatshëm pritet të zotërojë aftësi teknike, të vlerësojë cilësinë dhe të synojë zhvillim profesional.
Kërkesat
- Përvoja si Ndihmës Saldator ose në punë me konstruksione metalike përbën avantazh.
- Gatishmëri për të mësuar dhe për të përmirësuar aftësitë në proceset e saldimit.
- Mbështetje në përgatitjen, montimin dhe përpunimin e pjesëve metalike, duke ndjekur udhëzimet e saldatorit.
- Aftësi për bashkëpunim në ekip dhe për zbatim të udhëzimeve të punës.
- Korrektësi, ndjenjë përgjegjësie dhe përkushtim në detyrë.
- Respektim i rregullave për sigurinë dhe shëndetin në punë.
Departamenti i Burimeve Njerëzore
Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selitë, Tiranë.