Përshkrimi
Met Engineering, pjesë e grupit të shoqërisë AGIKONS, kërkon të angazhojë një Ndihmës Punëtori për Dyeralumini të përgjegjshëm dhe të përkushtuar për ekipin e saj. Kandidati i përshtatshëm ka aftësi teknike, orientim ndaj cilësisë dhe synon zhvillim profesional.
Detyrat
- Mbështet përgatitjen, përpunimin dhe instalimin e dyerve dhe pjesëve të aluminit.
- U jep asistencë specialistëve në fazat e prodhimit dhe të montimit.
- Përgatit materialet, profilet dhe aksesorët në përputhje me udhëzimet e pranuara.
- I përdor pajisjet e punës me siguri dhe duke ndjekur procedurat e kompanisë.
- Mban të rregullt dhe të pastër hapësirën e punës.
- Punon në bashkëpunim me ekipin që punimet të përfundojnë brenda afateve të caktuara.
Kualifikimet
- Eksperienca në një rol të ngjashëm konsiderohet përparësi, por nuk kërkohet detyrimisht.
- Gatishmëri për të mësuar dhe për të avancuar profesionalisht.
- Përgjegjshmëri, korrektësi dhe angazhim në punë.
- Respektim i orarit të punës dhe i rregullave të sigurisë në punë.