Kërkojmë Ndihmës Picajol
Kërkojmë një person të motivuar dhe të përgjegjshëm për pozicionin Ndihmës Picajol, për t’iu bashkuar stafit tonë.
Detyrat kryesore:
- Ndihmë në përgatitjen e picave dhe produkteve të kuzhinës.
- Përgatitja dhe sistemimi i produkteve.
- Mbajtja e pastërtisë dhe higjienës në ambientin e punës.
- Mbështetje për picajolin gjatë procesit të punës.
Kriteret:
- Përvojë e mëparshme në kuzhinë/piceri përbën avantazh.
- Përgjegjshmëri dhe korrektësi në punë.
- Aftësi për të punuar në grup.
- Gatishmëri për të mësuar dhe për të punuar me ritëm.
- Respektimi i rregullave të higjienës dhe organizimit.