Përshkrimi
Met Engineering, pjesë e grupit të shoqërive AGIKONS, kërkon të angazhojë një Ndihmës Marangozi të përgjegjshëm dhe të përkushtuar për ekipin e saj. Kandidati i përshtatshëm duhet të zotërojë aftësi teknike, të vlerësojë cilësinë dhe të ketë dëshirë për rritje profesionale.
Detyrat
- Ndihmon marangozët gjatë prodhimit, përpunimit dhe instalimit të mobiljeve, dyerve dhe pjesëve të tjera prej druri.
- Operon në mënyrë të sigurt makineritë dhe veglat e repartit, përfshirë sharrë disk, sharrë shirit, frezë vertikale, foratrice, trapan zinxhir, presë dhe pajisje të tjera të nevojshme.
- Kontribuon në montimin e produkteve, si brenda repartit ashtu edhe në objekt.
- Organizon materialet dhe veglat, duke ruajtur pastërtinë e hapësirës së punës.
- Zbaton rregullat e sigurisë dhe procedurat e punës së kompanisë.
- Punon në koordinim me ekipin për përfundimin e punëve brenda afateve të caktuara.
Kualifikimet
- Pranohen kandidatë me ose pa eksperiencë.
- Të jetë person i përgjegjshëm, korrekt dhe i angazhuar në punë.