Përshkrimi
Ky pozicion bashkon mbështetjen në magazinë me dërgimin e produkteve, në varësi të kërkesave të kompanisë.
Detyrat
- Jep ndihmë në punët e përditshme të magazinës duke ndjekur udhëzimet e Përgjegjësit të Magazinës.
- Merr pjesë në rregullimin, ngarkimin dhe shkarkimin e produkteve.
- Kryen transportin e produkteve sipas nevojave të kompanisë.
Kualifikimet
- Patentë drejtimi Kategoria B.
- Përvojë e mëparshme në punë.
- Ndjenjë përgjegjësie dhe korrektësi në kryerjen e detyrave.
- Aftësi për të punuar në mënyrë të organizuar dhe në bashkëpunim me ekipin.
Kushtet e punës:
- E hënë – E premte: 08:00 – 17:00
- E shtunë: 08:00 – 13:00
- E diel: Pushim
- Paga: 70.000 ALL + sigurime
- 22 ditë leje vjetore
- Festat zyrtare janë pushim ose paguhen dyfish kur punohet
- Orët shtesë paguhen me +25%
Adresa: Selitë, Tiranë