Përshkrimi
Kompania Globe vepron që prej vitit 2002 në Tiranë në sektorin e tregtimit të pajisjeve elektroshtëpiake dhe produkteve elektronike. Kompania është e orientuar drejt zgjerimit të aktivitetit të saj dhe i kushton rëndësi zhvillimit të stafit, duke krijuar mundësi që secili të kontribuojë në arritjet e përbashkëta. Ambienti i punës ofron hapësirë për t’u dalluar brenda një ekipi me përvoja, ide dhe këndvështrime të ndryshme.
Pozicioni i hapur është Ndihmës magazinier (Mezes).
Detyrat
- Ndjek dhe kontrollon proceset e porosive duke i verifikuar ato në përputhje me faturat.
- Merr në dorëzim dhe organizon dërgesat, si edhe pranimin e mallrave.
- Monitoron ecurinë e inventarit dhe menaxhon situatat që lidhen me verifikimet përkatëse.
- Vëzhgon procesin e ngarkimit dhe shkarkimit të mallrave.
- Kujdeset për zbatimin e kushteve të sigurisë dhe për ruajtjen e një ambienti pune të pastër, të sigurt dhe të rregullt.
Kualifikimet
- Kërkohet përvojë e mëparshme në magazinë prej minimalisht 1 vite.
- Nevojiten aftësi shumë të mira organizative dhe bashkëpunim i mirë në grup.
- Kërkohen aftësi të shkëlqyera në komunikim dhe në menaxhimin e kohës.
- Duhet të ketë njohuri për kryerjen e inventarit.
- Kërkohet njohje e rregullave dhe procedurave të sigurisë në magazinë.