
Fillo rrugëtimin tënd në kuzhinë me Pepperific! Po kërkojmë 2 Ndihmës Kuzhinier/e për lokalet në Prishtina Mall dhe Pejton. Në këtë rol, ju do të mbështetni kuzhinierët në përgatitjen e ushqimeve, prerjen e përbërësve dhe mbajtjen e rendit e higjienës në kuzhinë.
Do të mësoni nga afër si funksionon një kuzhinë e ngarkuar, duke fituar përvojë praktike në një nga konceptet më të gjalla të gastronomisë në Prishtinë.
Nëse doni të rriteni në botën e kuzhinës dhe të jeni pjesë e një ekipi energjik, kjo është pikënisja juaj.