Përmbledhje e pozitës:
Ndihmës Kuzhinier.
Detyrat
- Gatuan ushqime të ndryshme duke ndjekur standardet më të mira për trajtimin e ushqimit dhe rregullat higjieno-sanitare.
- Përgatit produkte dhe artikuj ushqimorë të ndryshëm sipas nevojave të punës.
- Verifikon cilësinë e produkteve.
- Kujdeset për pastërtinë e hapësirës së punës dhe të pajisjeve në përdorim.
- Bën gati mjetet e nevojshme për punën në kuzhinë.
- Kryen parapërgatitjet e nevojshme për gatimin e ushqimeve të planifikuara.
- Punon në bashkëpunim me kolegët dhe me eprorët.
Kualifikimet
Kualifikimet / Kërkesat Edukimi:
- Duhet të ketë diplomë të shkollës profesionale në këtë profil.
- Kërkohet përvojë në role të ngjashme.
Kualifikime të tjera:
- Duhet të ketë njohuri për produkte të ndryshme ushqimore.
- Duhet të dijë t’i njohë dhe t’i zbatojë receta të ndryshme ushqimore.