Përshkrimi
Ndihmës Hidraulik
S&D INVEST SH.A., e krijuar në vitin 2008, renditet ndër kompanitë kryesore në Shqipëri për zhvillimin e projekteve rezidenciale dhe administrimin e pronave të paluajtshme. Përmes përkushtimit ndaj cilësisë, profesionalizmit dhe inovacionit, ajo zbaton projekte me standarde të larta dhe ndërton bashkëpunime afatgjata me klientët.
Roli i pozicionit
S&D Invest sh.a. kërkon një Ndihmës Hidraulik për të asistuar ekipin e mirëmbajtjes në vendosjen, riparimin dhe kujdesin teknik të sistemeve hidraulike në komplekset rezidenciale të kompanisë.
Detyrat kryesore:
- Mbështet instalimin dhe mirëmbajtjen e rrjeteve të ujësjellësit dhe kanalizimeve.
- Asiston gjatë montimit ose ndërrimit të pajisjeve sanitare, tubacioneve dhe elementeve hidraulike.
- Ndihmon në zbulimin dhe eliminimin e problemeve në sistemet hidraulike.
- Siguron materialet, pajisjet dhe mjetet që nevojiten për ndërhyrjet.
- Zbaton detyra të thjeshta hidraulike sipas orientimeve të hidraulikut përgjegjës.
Kërkesat:
- Përvoja e mëparshme në punë hidraulike konsiderohet përparësi.
- Njohuri elementare për sistemet hidraulike dhe pajisjet sanitare.
- Aftësi për bashkëpunim në ekip dhe për respektimin e udhëzimeve.
- Përgjegjshmëri, korrektësi dhe vullnet për të mësuar.