OMNES Agency, në emër të një klienti të saj, kërkon një Multimedia Specialist për t’u bërë pjesë e një ekipi kreativ që operon në fushën e marketingut dhe reklamimit të bizneseve, kryesisht klinikave dentare.
Vendndodhja: Komuna e Parisit, Tiranë
Përgjegjësitë kryesore:
- Realizimi i xhirimeve profesionale për klinika dentare dhe biznese të tjera
- Montazhi dhe editimi i videove promocionale për rrjetet sociale
- Krijimi i videove kreative për reklamimin e shërbimeve dhe promovimin e brand-eve
- Përshtatja e përmbajtjeve për Instagram, TikTok dhe platforma të tjera
- Bashkëpunimi me ekipin e marketingut për realizimin e koncepteve dhe ideve kreative
Kërkesat:
- Eksperiencë e mëparshme në videografi dhe video editing
- Njohuri shumë të mira të programeve profesionale të montazhit
- Aftësi për të realizuar video dinamike, cilësore dhe tërheqëse
- Kreativitet, iniciativë dhe ndjeshmëri estetike
- Portofol me punë të realizuara më parë
- Kërkohet një profesionist me aftësi të spikatura, i cili mund të sjellë ide të reja dhe të krijojë përmbajtje vizuale që i jep vlerë reklamimit të bizneseve