Përshkrimi
Medicamenta është një kompani e fokusuar në shpërndarjen e materialeve mjekësore, pajisjeve, medikamenteve, artikujve të lidhur me mjekësinë estetike dhe produkteve dermo-kozmetike. Kompania vepron prej më shumë se 20 vitesh në tregun farmaceutik në Shqipëri si depo parësore.
Aktualisht kërkohet një person energjik për rolin e Motorristit.
Detyrat
- Të pranojë dhe të dërgojë porositë.
- Të sigurojë që porosia t’i dorëzohet klientit brenda afatit.
- Të tregojë gatishmëri për bashkëpunim.
- Të sillet me korrektësi dhe edukatë në mjedisin e punës.
Kualifikimet
- Kandidatët duhet të kenë patentën përkatëse.
- Përvoja e mëparshme në punë përbën avantazh.
- Mjeti motorik ofrohet nga kompania.