Përshkrimi
Kalaja Talent Consulting po kërkon të punësojë Montues/e Mobiliesh.
Detyrat
- Realizon montimin dhe vendosjen e mobilieve me standard profesional.
- Kupton dhe zbaton skicat, si edhe udhëzimet për montim.
- GarantON që montimi të kryhet saktë dhe me cilësi të mirë përfundimtare.
- Merret me bartjen dhe sistemimin e produkteve në hapësirën e klientit.
- Vëren dhe njofton për vështirësitë ose problemet që shfaqen gjatë procesit të montimit.
- Tregon kujdes për produktet dhe për ambientin ku bëhet instalimi.
- Punon ngushtë me ekipet e magazinës dhe të logjistikës.
Kualifikimet
- Përvoja në montimin e mobilieve konsiderohet përparësi.
- Zotërimi i aftësive praktike dhe teknike.
- Saktësi në punë dhe vëmendje e lartë ndaj hollësive.
- Ndjenjë përgjegjësie dhe korrektësi në përmbushjen e detyrave.
- Disponueshmëri për angazhim në terren.