Përshkrimi
Euromobilje shpk, kompani udhëheqëse në tregun kombëtar të prodhimit të mobiljeve, po zgjeron strukturat, projektet dhe operacionet e saj dhe kërkon profesionistë të kualifikuar e të motivuar për vendin e lirë të punës.
Roli i kërkuar: Montues Mobilier
Kontrata ofrohet me afat të pacaktuar.
Detyrat
Përgjegjësitë kryesore të punës:
- Montimi i mobiljeve dhe i elementeve të ndryshme prej druri në ambientet e klientëve ose në punishte, duke respektuar standardet e kompanisë.
- Leximi dhe zbërthimi i vizatimeve teknike dhe i skicave që shërbejnë për montim.
- Trajtimi me saktësi dhe efikasitet i problemeve teknike që shfaqen në terren.
- Përdorimi i duhur i veglave të punës dhe kujdesi për mirëmbajtjen e tyre.
Kualifikimet
Kriteret për këtë rol:
- Përvojë e fituar më parë në montim mobiljesh.
- Shkathtësi shumë të mira në punën manuale dhe kujdes për hollësitë.
- Komunikim i mirë dhe sjellje korrekte me klientët, si dhe leje drejtimi Cat. B.
Kompania ofron:
- Kushte pune shumë të favorshme.
- Pagë konkurruese në treg, e përcaktuar sipas aftësive.
- Mundësi për zhvillim dhe trajnim profesional brenda strukturave të kompanisë.
Punëdhënësi është Euromobilje shpk.
Vendndodhja e kompanisë: Ish-kombinati "Misto Mame", Përballë spitalit Amerikan 3, Tiranë 1058.
Dokumentet e kërkuara