A jeni person praktik dhe keni dëshirë të shihni rezultatin përfundimtar të punës suaj? Di Casa Home zgjeron ekipin e montimit dhe kërkon punëtorë të vullnetshëm për të montuar mobiliet tona cilësore.
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
- Për Operatorët: Montimi i elementeve të mobilieve dhe strukturave komplekse sipas skicave teknike.
- Për Praktikantët: Asistimi në procesin e montimit dhe mësimi i përdorimit të veglave profesionale.
- Përdorimi i saktë i veglave të dorës (shrafllësave, makinerive shpuese, etj.) dhe makinerive ndihmëse.
- Kontrolli i stabilitetit dhe estetikës së produktit pas montimit.
- Bashkëpunimi me departamentet e tjera për të siguruar rrjedhshmërinë e prodhimit.
KRITERET QË DUHET TË PLOTËSONI
Për Operatorët:
- Përvojë paraprake në montimin e mobilieve (përparësi).
- Aftësi për të lexuar vizatimet teknike dhe planet e montimit.
- Shkathtësi në përdorimin e veglave të punës.
Për Praktikantët:
- Nuk kërkohet përvojë – mjafton vullneti për të mësuar një zanat fitimprurës.
- Të jetë person i shkathët, i disiplinuar dhe i kujdesshëm në punë.
- Gatishmëri për të punuar në ekip dhe për të ndjekur udhëzimet e mentorit.
ÇFARË OFROJMË NE?
- Paga konkurruese për operatorët dhe praktikë me pagesë për praktikantët.
- Siguri në punë dhe ambient profesional.
- Për praktikantët: Një rrugë e qartë drejt punësimit të rregullt si Monterë Profesionistë.
- Mundësi për bonus në bazë të performancës dhe efikasitetit.