ELV Group po e zgjeron stafin e saj dhe kërkon një kandidat të motivuar, profesional e të përkushtuar për rolin e Montues Reklamash. Pozita u përshtatet personave me përvojë në këtë drejtim që synojnë zhvillim në një mjedis profesional.
KONKURS PUNE – MONTER REKLAMASH
Kërkohet një kandidat i motivuar dhe profesional për pozitën:
MONTER REKLAMASH
Kandidatët duhet të kenë përvojë në montimin e reklamave dhe interes për avancim në një ambient profesional.
Detyrat kryesore:
- Realizimi i brendimit të veturave dhe automjeteve.
- Vendosja e reklamave në xhama dhe në sipërfaqe të ndryshme.
- Instalimi i reklamave ndriçuese 3D / 2D.
- Montimi dhe vendosja e elementeve reklamuese.
- Kryerja e punëve praktike në terren dhe mirëmbajtja sipas nevojës.
Kërkesat:
- Përvojë pune në sektorin e reklamave dhe montimit.
- Patentë shoferi – e domosdoshme.
- Përkushtim, përgjegjshmëri dhe korrektësi gjatë punës.
- Aftësi për bashkëpunim në ekip.
- Gatishmëri për angazhim në terren dhe jashtë orarit kur kërkohet.
Çfarë ofrojmë:
- Pagë konkurruese.
- Sigurim shëndetësor.
- Kompensim shtesë për punën jashtë orarit.
- Mundësi për zhvillim profesional.
- Ambient profesional dhe ekip bashkëpunues.
Bëhuni pjesë e ekipit dhe kontribuoni në krijimin e reklamave tërheqëse.