aktiv HOME shpall konkurs për pozitën Monitoruës i Kamerave të Sigurisë
Si Monitoruës i Kamerave të Sigurisë te aktiv HOME do të jesh syri që mban nën kontroll të gjitha njësitë e kompanisë. Vëmendja jote ndaj detajeve do të ndihmojë në parandalimin dhe identifikimin e situatave të dyshimta në kohë reale.
Puna jote do të përfshijë monitorimin e vazhdueshëm të sistemeve, raportimin e incidenteve dhe bashkëpunimin me ekipin e sigurisë për hetimin e rasteve specifike. Do të kujdesesh gjithashtu që çdo sistem kamerash të jetë funksional dhe çdo defekt teknik të raportohet në kohë.
aktiv HOME ofron pagë konkurruese, shujtë ditore dhe një ambient shumë të mirë pune, me mundësi reale për zhvillim dhe avancim. Shpallen 2 vende të lira pune në Zyret Qendrore në Drenas.
Aktivitetet
- Monitorimi i përhershëm i sistemeve të kamerave në të gjitha njësitë e kompanisë
- Identifikimi dhe raportimi i menjëhershëm i situatave të dyshimta ose shkeljeve të sigurisë
- Mbajtja e evidencës së incidenteve dhe raportimi i tyre tek departamenti i sigurisë dhe menaxhmenti
- Bashkëpunimi me ekipin e sigurisë për hetimin e rasteve specifike
- Sigurimi që të gjitha sistemet e kamerave të jenë funksionale dhe raportimi i çdo defekti teknik
- Të tjera të përcaktuara nga mbikëqyrësi
Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:
- Diplomë e shkollës së mesme
- Përvojë e mëparshme në monitorim të kamerave ose në siguri fizike (përbën përparësi)
- Njohuri bazike në përdorimin e kompjuterit dhe sistemeve të vëzhgimit
Ne ofrojmë:
- Pagë konkurruese
- Shujtë ditore
- Ambient shumë të mirë të punës
- Mundësi për zhvillim dhe avancim
- Vendi i punës: aktiv HOME 1 – Zyret Qendrore, Drenas, rr. Jasharajve, nr. 27