KONKURS PUNE – MJESHTËR NË AL-PVC – DRITARE
Rreth Kompanisë
Shala Group vepron si kompani ndërtimore prej 27 vitesh në treg. Kompania është e specializuar për ndërtimin e “shtëpive me çelësa në dorë”, si edhe për zbatimin e projekteve të ndryshme ndërtimore dhe prodhuese.
Si rezultat i zgjerimit të veprimtarisë, kompania kërkon një Mjeshtër për AL-PVC – Dritare për ekipin e saj. Pozita mbulon proceset e prodhimit dhe montimit të dritareve AL-PVC.
Zyrat ndodhen në Rrugën e Gjilanit 233/5, pranë pishinës Step Center.
Kualifikimet e nevojshme:
- Përvoja e mëparshme në prodhimin dhe montimin e dritareve AL-PVC është e detyrueshme.
- Njohje e materialeve, profileve, mekanizmave, xhamave dhe aksesorëve për dritare.
- Njohuri për matjen, prerjen, përpunimin dhe montimin e profileve.
- Aftësi për leximin dhe interpretimin e masave dhe specifikave teknike të dritareve.
- Përvojë në instalimin dhe përshtatjen e dritareve në objekte të ndryshme.
- Kandidatët me përvojë si mjeshtër në këtë sektor do të kenë përparësi.
Detyrat kryesore:
- Prodhimi i dritareve dhe dyerve AL-PVC në përputhje me masat dhe specifikimet e kërkuara.
- Përgatitja, përpunimi dhe montimi i profileve AL-PVC.
- Vendosja e mekanizmave, aksesorëve, xhamave dhe pjesëve të tjera.
- Instalimi dhe montimi në terren i dritareve dhe dyerve.
- Matja dhe kontrolli i dimensioneve përpara prodhimit dhe montimit.
- Bashkëpunimi i afërt me kryepunëtorin/liderin e ekipit, si dhe zbatimi i udhëzimeve të pranuara.
- Mbështetja në organizimin e prodhimit dhe montimit të porosive.
- Respektimi i rregullave të sigurisë në punë dhe përdorimi korrekt i veglave dhe pajisjeve.
- Punë në fabrikë/punishte dhe në terren, duke përfshirë montimet në objektet e kompanisë dhe te klientët privatë.
Orari i punës:
07:00 – 17:00, nga e hëna deri të shtunën; dy të shtuna janë pushim dhe dy të shtuna janë punë.
Në orarin e lartpërmendur përfshihet 1 orë pauzë.
Çfarë ofrohet:
- Pagë fikse konkurruese për 12 muaj/vit, pa ndërprerje.
- Trusti mbulohet nga kompania.
- Pushime vjetore të paguara nga kompania sipas ligjit.
- Sigurim shendetesor i siguruar nga kompania.
- Dreka paguhet nga kompania, së bashku me orën e pauzës me pagesë.
- Punësim i rregullt dhe afatgjatë.
- Mjedis pune profesional dhe përkrahës.
- Punë ekipore me staf me përvojë.
- Përfshirje në projekte dhe punë të ndryshme të prodhimit dhe montimit.