Max Elevator shpall konkurs për këtë pozitë:
- Mjeshter dhe Puntor për instalimin & mirëmbajtjen e ashensorëve dhe shkallë levizëse
MAX ELEVATOR SH.P.K ka filluar veprimtarinë në fillim të vitit 2025, me brendin botërisht të njohur të ashensorëve "TKE Elevator". Kompania fton kandidatët të bëhen pjesë e një ekipi të organizuar në sektorin e ashensorëve.
Çfarë ofrojmë:
- Punësim afatgjatë me kontratë pune që në fillim të angazhimit.
- Hapësirë pune të përshtatshme dhe komode.
- Mundësi për avancim në karrierë dhe zhvillim të vazhdueshëm profesional.
Kualifikimet:
- Përvojë profesionale në role të ngjashme.
- Mosha e preferuar: 18 Deri 35 vjeç.
- Përparësi kanë kandidatët që lexojnë skema elektrike dhe kanë përvojë në punë elektrike e mekanike.
- Njohje mesatare e gjuhës angleze.
- Respektim i orarit të punës.
- Aftësi për punë dhe gjendje e mirë fizike shëndetësore.
- Patentë shoferi e kategorisë B.
- Aftësi për komunikim dhe bashkëpunim në grup, si edhe për mbrojtjen e interesave të kompanisë ku punojnë.
- Profesionalizëm dhe ruajtje e sekretit tregtar dhe e informatave konfidenciale që mund të merren gjatë punës.
Orari i punës: E Hënë - E shtunë, 08:00 - 17:00, me pushim ditor prej 60 minutash.