Rreth pozicionit
ProCert sh.p.k., një organizëm certifikues i akredituar nga Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit (DPA), po zgjeron fushën e akreditimit dhe kërkon të angazhojë një Mjek/Menaxher Shëndetësor.
Kriteret e nevojshme
Kandidati duhet të plotësojë këto kërkesa:
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë në fushën përkatëse.
- Të disponojë përvojë profesionale të dokumentuar në sektorin përkatës.
- Njohja e standardeve ISO dhe e sistemeve të menaxhimit konsiderohet përparësi.
- Përvoja në auditim, certifikim, konsulencë teknike ose vlerësim të konformitetit vlerësohet si avantazh.
- Të tregojë integritet profesional dhe të respektojë konfidencialitetin, paanshmërinë dhe kërkesat lidhur me konfliktin e interesit.
- Pagesa përcaktohet sipas projekteve, në vlerën 50-100 Euro/ditë.