
Pacienti që vjen në klinikë kërkon së pari një mjek që e dëgjon dhe e orienton drejt, dhe ky do të jetë roli juaj. Si Mjeke e Përgjithshme do të kryeni vlerësimin e pacientëve dhe do të punoni krah kolegëve në ekipin e Klinikës DaVINCI.
Klinika është e specializuar në kirurgji estetike me qasje italiane, prandaj njohuritë e mira të gjuhës italiane janë pjesë e përditshmërisë së punës dhe e komunikimit brenda ekipit.
Pozita hapet si pjesë e rritjes së ekipit, dhe eksperienca e mëparshme në këtë pozicion është e mirëpritur.